Premier League, Manchester United rikthehet te fitorja

Duket se pushimi i kombëtareve i ka bërë mirë Manchester United, pasi me rifillimin e kampionatit, “djajtë e kuq” rigjejnë fitoren në Premier Ligë.
Të besuarit e Ten Hag kanë fituar 3-0 në transfertë përballë Southampton në sfidën që hapi javën e katërt të kampionatit anglez.
Vendasit kanë mundësinë që të kalojnë në avantazh, por Archer gabon nga pika e bardhë e penalltisë. Pak minuta më vonë është Matthijs de Ligt ai që shënon për United. “Djajtë e kuq” dyfishojnë shifrat me Marcus Rashford që në pjesën e parë. Në minutat shtesë të takimit është Alejandro Garnacho, ai që shënon edhe golin e tretë për miqtë dhe vulos këtë fitore të Manchester United.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




