Presidenca reagon pas vendimit të Kushtetueses për certifikimin e zgjedhjeve të 30 qershorit: Vendim zhgënjyes!

Politikë | 5 vite më parë

Presidenca ka reaguar zyrtarisht pas vendimit të gjykatës Kushtetuese për të certifikuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, pavarësisht bojkotit të opozitës. Presidenca tha se Kushtetuesja i zhgënjeu shqiptarët, për interesa të errëta.

“Zgjedhjet e 30 qershorit 2019 ishin moniste. Gjykata Kushtetuese mund t’i kthente popullit shqiptar mundësinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tij në nivel vendor. Por përkundër kësaj pritshmërie të lartë,  kjo gjykatë për fat të keq i zhgënjeu të gjithë. Kushtetuesja për interesa që nuk përkojnë më popullin shqiptar, e shpalli veten jokompetente. Për fat të keq, Kushtetuesja e la çështjen pa zgjidhje. Ajo nuk u dha zgjidhjeve pyetjeve të ngritura.”, thuhet në reagim. 

Pas zbardhjes së vendimit Presidenti Ilir Meta duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të reja për 6 bashki, të cilat kanë mbetur pa kryetarë dhe konkretisht në Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë. 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme