Presidencialet Francë 2022: Macron kryeson sondazhet

Botë | 5 vite më parë

Presidenti francez, Emmanuel Macron vazhdon të udhëheqë në sondazhe, tre muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Macron ndiqet në këto sondazhe nga kandidatja republikane e krahut të djathtë, Valérie Pécresse si dhe ajo e së djathtës ekstreme, Marine Le Pen.

Kreu i shtetit, Macron, i cili ende nuk ka shpallur zyrtarisht kandidaturën, sipas sondazheve, do të mblidhte 25% të votave, përpara Marine Le Pen me 17% dhe Valérie Pécresse 16%.

Asnjë kandidat i majtë sipas sondazheve nuk kalon kuotën e 10%.

Jean-Luc Mélenchon (”La France Insoumise”) është 10% përpara ekologut Yannick Jadot (8%), kryebashkiakut socialist i Parisit, Anne Hidalgo me 3,5%./ ANSA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme