Presidenti afgan zotohet të kthehet në Afganistan, SHBA: Nuk është më një figurë në vend

Zv/sekretarja amerikane e Shtetit, Ëendy Sherman ka hedhur poshtë premtimin e ish-presidentit Ashraf Ghani për t’u kthyer në vend, duke thënë se ai “nuk është më një figurë në Afganistan”. Sherman u pyet edhe për strehimin e tij në EBA por ajo nuk pranoi të komentonte.
Ministria e Punëve të Jashtme të EBA-së deklaroi përmes një komunikate me shkrim se Ghani dhe familja e tij u pranuan në vend “për arsye humanitare”. Duke folur në një video-porosi të publikuar, ish-presidenti Ghani u zotua të kthehet në vendin e tij për të “vazhduar luftën për të drejtat dhe vlerat e popullit”. “Doja ta transferoja pushtetin te talebanët në mënyrë paqësore. Por unë u dëbova nga Afganistani kundër vullnetit tim”, tha ai.” jam në konsultim për kthimin tim në Afganistan, në mënyrë që të mund të vazhdoj përpjekjet për drejtësi, vlera të vërteta islame dhe kombëtare”, shtoi ai.
Ghani gjithashtu hodhi poshtë akuzat për arratisje me shuma të mëdha parash. “Ju mund ta verifikoni këtë me Doganat e EBA-së. Nuk kisha kohë të ndryshoja këpucët. Siguria ime më kërkoi të largohem pasi ekzistonte një kërcënim i afërt për mua si kreu i shtetit”, tha Ghani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




