Presidenti Bajram Begaj vizitë në Vatikan, do pritet nga Papa Françesku

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i shoqëruara nga Zonja e Parë Armanda Begaj do të zhvillojnë një vizitë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Në këtë vizitë presidenti Begaj do të pritet nga Papa Françesku, ndërsa do të zhvillojë një takim edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.
Më herët në Vatikan ka qenë edhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, i cili është pritur gjithashtu nga Papa Françesku.
Papa Françesku u shpreh shumë i mbresuar nga vizita e pak viteve më parë në Tiranë, ndërsa vlerësoi faktin se Shqipëria ka mbrojtur hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe sot po vepron njësoj me iranianët, afganët e ukrainasit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




