Presidenti Begaj: Marrëveshja është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka komentuar arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, lidhur me dokumentet e identifikimit. Presidenti Begaj shprehet se marrëveshja është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve.
“I kënaqur kur dëgjova lajmet për marrëveshjen, që lehtëson udhëtimin mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve. Mirënjohje për dialogun që çon në rezultate konkrete dhe mirënjohës për mbështetjen BE-së dhe SHBA-së.”- shkruan presidenti Begaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



