Presidenti Begaj nis vizitën dy-ditore në Kosovë, takimet që do zhvillojë me krerët e lartë të shtetit

Politikë | 4 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj nis sot (15 gusht) vizitën zyrtare dy-ditore në Kosovë me ftesë të homologes së Kosovës Vjosa Osmani. Në orën 10:00 Presidenti Begaj do të pritet në një ceremoni nga Vjosa Osmani dhe më pas do të mbajnë një takim “tetë a tetë”.

Pas nderimeve që do të kryejnë para memorialit për Personat e Zhdukur, dy presidentët do të mbajnë një deklaratë të përbashkët para mediave.

Në orën 12:15 Presidenti Begaj do të takohet me Kryetarin e Parlamentit Glauk Konjufca dhe në orën 13:00 do të zhvillojë një takim “tetë a tetë” me Kryeministrin Albin Kurti.

Gjithashtu gjatë vizitës, Begaj do të zhvillojë homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe tek varrezat e familjes Jashari duke e përmbyllur ditën e parë të vizitës 2-ditore me një vizitë në shtëpinë muze të familjes Jashari.

Axhenda e kreut të shtetit:

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve (para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës).Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes: Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës dhe Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së  Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes: Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë mr Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme