Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Senatorin italian Luciano D’Alfonso të shoqëruar nga një grup sipërmarrësish italianë.
Në takim u theksuan marrëdhëniet shumë të mira dhe të ngushta ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, përfshirë dhe atë ekonomike, të favorizuara edhe nga afërsia gjeografike mes dy vendeve.
Presidenti Begaj theksoi se Italia është porta hyrëse e Shqipërisë për në BE, ndërsa Shqipëria një portë e mirëhyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor.
Intensifikimi i këtyre marrëdhënieve ka sjellë jo vetëm shtimin e investitorëve italianë në Shqipëri, por dhe faktorizimin e biznesit shqiptar në Itali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




