Presidenti cek Milos Zeman shtrohet në spital

Botë | 5 vite më parë

Presidenti cek Milos Zeman është dërguar të dielën me urgjencë në spital, një ditë  pasi në vendu  zhvilluan zgjedhjet parlamentare, ku fitoi opozita. Raportohet se 77 vjecari dikur shumë pinte duhan dhe alkool. AI përdor karrige me rrota dhe vuan nga diabeti. Pas zgjedhjeve të së shtunës, pritej që ai të drejtonte bisedimet për krijimin e qeverisë së re. Ndërkohë drejtori I spitalit qendror ushtarak të Pragës  bëri të ditur për mediat locale se Zeman ishte në kujdes intensive për shkak të komplikimeve nga një gjendje shëndetësore për të cilën stafi mjekësor ishte në dijeni. – E dimë diagnozën dhe kjo na jep mundësinë ta trajtojmë menjëherë dhe sic duhet, – tha ai, por shtoi se nuk mund të jepte detaje të mëtejshme, pasi kështu I ishte kërkuar nga presidenti. Muajin e shkuar, Zeman u shtrua për tetë ditë në spital, dhe zyra e tij bëri të ditur se presidenti vuante nga lodhja dhe dehidratimi.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme