Presidenti, digjet raundi i dytë, mazhoranca dhe opozita ende pa asnjë emër të firmosur

Grupi Parlamentar i PD, opozita dhe PS, nuk kanë dorëzuar ende asnjë emër për kreun e ri të shtetit. Për rrjedhojë është djegur edhe raundi i dytë. Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave ishte dita e sotme, por asnjë nga palët nuk ka dorëzuar asnjë emër. Ato kanë vijuar akuzat duke bërë fajtor njëri tjetrin për këtë situatë.
Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj, akuzoi PS se ka prishur marrëveshjen që presidenti t’i dërgohej Kuvendit me firma të përbashkëta. Mazhoranca ka deklaruar se Alibeaj është keqkuptuar, pasi ato kanë rënë dakord që opozita të propozojë emër për kandidatët për president në raundin e dytë dhe të tretë, e më pas do të jetë radha e socialistëve që të propozojnë në raundin e katërt dhe pestë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




