Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë deklaratave të përbashkëta me Kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban ka kërcënuar Greqinë me hapjen e kufirit greko-turk për refugjatët.
Kjo ka zgjuar reagime të forta në mediat në Greqi, të cilat kanë thënë se Presidenti turk ka akuzuar dhe ka kërcënuar gjithë guxim Greqinë me hapjen e kufijve sipas tyre.
Presidenti turk ka pohuar se është mosmirënjohëse të thuhet se Turqia është burimi i problemit, ndërsa vendi i tyre pret rreth 5 milionë refugjatë.
“Nëse hapim kufijtë, nuk e di se çfarë do të pësojë Greqia, nuk e di se çfarë do të bëjë Greqia. Për më tepër, Greqia është vendi që fundos varkat e refugjatëve në Egje dhe Mesdhe dhe i dënon me vdekje. Z. Mitsotakis dhe të pranishmit e kalojnë ditët e tyre duke gënjyer dhe duke mos u sjellë me ndershmëri dhe për këtë arsye nuk ngjallin besim në rajon”, tha ai me guxim të tepruar sipas medias greke.
Në të njëjtën kohë, presidenti turk shprehu zemërimin e tij të fortë për praninë amerikane në Aleksandropolis dhe bazat amerikane në Greqi, duke pohuar ndër të tjera se e gjithë Greqia është kthyer në një bazë amerikane.