Presidenti i Austrisë mbërrin në Tiranë, pritet me ceremoni shtetërore nga Bajram Begaj

Mbërrin në Tiranë për një vizitë zyrtare 3-ditore, Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen. Ky i fundit është pritur në një ceremoni shtetërore nga Presidenti Bajram Begaj.
Dy presidentët do të zhvillojnë një takim në ambientet e Presidencës dhe në orën 11:45 do të dalin në një deklaratë për media e më pas në një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndërkohë në orën 17:00 do të zhvillohet Forumi Ekonomik ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.
Në këtë vizitë zyrtare, Presidenti austriak do të takohet me zyrtarë të lartë të vendit, ndërsa në orën 17:30 do të jetë në një tryezë diskutimi me institucionet që kanë përfituar projekte në fushën e drejtësisë, së bashku me Ministren austriake të Drejtësisë, Alma Zadić, Ministrin e Drejtësisë të Shqipërisë Ulsi Manja dhe Agjencinë Austriake të Zhvillimit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




