Presidenti i Kinës bën thirrje për bisedime paqeje

Botë | 5 vite më parë

Presidenti kinez Xi Jinping e ka përshkruar situatën në Ukrainë si shqetësuese dhe bëri thirrje për “përmbajtje maksimale” raporton BBC.

Ai i bëri komentet gjatë një takimi virtual me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, raporton transmetuesi shtetëror kinez CCTV.

Xi tha se prioriteti duhet të jetë parandalimi i daljes jashtë kontrollit të situatës në Ukrainë dhe tha se të tre vendet duhet të mbështesin bashkërisht bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Kina dhe Rusia aktualisht gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë diplomatike dhe Pekini as nuk e ka dënuar dhe as falur veprimin kundër Ukrainës. Megjithatë Kina abstenoi nga një votim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënonte pushtimin.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme