Presidenti i Kinës shpreh ngushëllimet për vdekjen e Elizabeth II: Humbje e madhe për popullin britanik

Presidenti i Kinës Xi Jinping ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Jinping deklaroi se vdekja e saj është një humbje e madhe për popullin britanik.
“Xi Jinping, që përfaqëson qeverinë kineze dhe popullin kinez, si dhe në emrin e tij, shpreh ngushëllime të thella. Vdekja e saj është një humbje e madhe për popullin britanik”, tha Jinping.
Jinping vuri në dukje se mbretëresha ishte monarkja e parë britanike që vizitoi Kinën dhe vlerësoi jetëgjatësinë e mbretërimit të saj si monarkja më jetëgjatë në historinë britanike.
“Jam i gatshëm të punonte me Mbretin Charles III … për të promovuar zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe në dobi të dy shtete dhe popujt e tyre”, tha Jinping.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




