Presidenti i ri, Etjen Xhafaj në “Dekalog”: Një nga tre propozimet e mia, Gramoz Ruçi

Politikë | 4 vite më parë

Deputeti socialist, Etjen Xhafaj, i ftuar më emisionin “Dekalog” në RTSH24, teksa foli mbi procesin e ndjekur nga PS për zgjedhjen e Presidentit të ri, ka treguar se një nga tre propozimet e tij është emri i Gramoz Ruçit.

Duke mos preferuar të tregojë dy emrat e tjerë, propozimin e tij për emrin e Ruçit, Xahafaj e argumentoi me faktin se ish-kryeparlamentari ka provuar se di të mbajë balanca.

“Kam propozuar për president Ruçin. Kam dhënë tre emra, dy të tjerët, duke qenë që kishte më tepër zonja, doja që kjo mos të hyjë në diskutim. Zoti Ruçi ka provuar që di të mbaj balanca dhe të krijojë kompromise në një kohë që nuk ka qenë e qetë për parlamentarizmin në Shqipëri”, u shpreh ai.

Janë 67 emra të propozuar nga socialistët për Presidentin e ri, ende jo publikë, që janë seleksionuar nga grupi negociator për t’u diskutuar më tej mes vetë maxhorancës, grupeve të tjera parlamentar dhe shoqërisë civile.

Ndërkohë më 16 maj do të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të republikës, vendim i cili u mor në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që u zhvillua më 10 maj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme