Presidenti Ilir Meta dekreton Edi Ramën si Kryeministër të Shqipërisë

Politikë | 5 vite më parë
 
 

Presidenti Ilir Meta dekretoi të shtunën emërimin e Edi Ramës si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë.

Me një dekret të veçantë që hyn në fuqi menjëherë, Presidenti Meta emëroi kryeministrin Rama. Propozimi ishte bërë pak ditë më parë nga  Partisë Socialiste, e cila rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend.

PS fitoi shumicën parlamentare pas zgjedhje të përgjithshme të zhvilluara më  25 prill, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kjo është hera e tretë radhazi që PS  fiton zgjedhjet paralamentare dhe për zotin Rama është hera e tretë që ai zgjidhet kryeministër.

Pritet që zoti Rama të paraqesi në parlament qeverinë e tij tashmë të njohur dhe programin e saj. Pas miratimit të saj qeveria do të bëjë betimin para presidentit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme