Presidenti kinez zhvillon bisedë telefonike me kryeministrin britanik

Botë | 5 vite më parë

Presidenti kinez Xi Jinping bëri të premten një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Boris Johnson, njofton Radio e Jashtme e Kinës.

Xi vuri në dukje se ky vit shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në rang ambasadorësh ndërmjet Kinës e Britanisë. Në këta 50 vjet, marrëdhëniet kino-britanike janë zhvilluar në përgjithësi në mënyrë të pandërprerë, me gjithë disa vështirësi. Vëllimi i përgjithshëm tregtar ndërmjet dy vendeve është shtuar nga 300 milionë dollarë në mbi 100 miliardë dollarë. Vitin e kaluar, tregtia dypalëshe shënoi një rekord të ri dhe investimet kineze në Britaninë e Madhe u shtuan dy herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Presidenti kinez theksoi më tej se Kina dhe Britania e Madhe kanë kushte të ndryshme kombëtare dhe rrugë të ndryshme zhvillimi. Të dy palët duhet të synojnë zhvillimin strategjik afatgjatë.

Boris Johnson u shpreh nga ana e tij se marrëdhëniet britaniko-kineze janë shumë të rëndësishme. Vëllimi i tregtisë ndërmjet dy vendeve është shtuar shumë shpejt. Pala britanike dëshiron të zhvillojë dialogun e sinqertë me palën kineze mbi shumë çështje ndërkombëtare.

Dy udhëheqësit shkëmbyen mendime edhe për situatën në Ukrainë.

Xi Jinping-u shpjegoi parimet dhe qëndrimin e palës kineze dhe theksoi se bashkësia ndërkombëtare duhet të nxitë bisedimet paqësore dhe të krijojë kushte për zgjidhjen e problemit të Ukrainës me mjete politike, duke nxitur rikthimin e shpejtë të paqes në Ukrainë. Pala kineze dëshiron të vazhdojë rolin konstruktiv për këtë gjë, tha ai. 
 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme