Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin për “Buxhetin 2022”

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti Ilir Meta ka kthyer të premten parlamentit ligjin për “Buxhetin 2022”. Në një njoftim për mediat, Presidenca sqaron se ligji duhet të rishqyrtuar, pasi sipas tij ka disa probleme.

Kreu i shtetit deklaron se ligji në tërësinë e tij është një plan financiar antisocial dhe ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale.

Po ashtu shton se ligji për buxhetin e vitit 2022 “paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik,  përdorimit dhe efektit ekonomik të tij dhe mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë”.

Një tjetër arsye që ka nxitur Presidentin për të kthyer ligjin në Kuvend është “mungesa e mbështetjes buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme