Presidenti Meta: Opozitës i ka munguar lidershipi

Presidenti Meta deklaron se, sipas tij, shumë shpejt opozita do të jetë shumë e fortë. Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku, në RTSh 24, Meta tha se ndjenja e reagimit të popullit është e jashtëzakonshme.
“Opozita ne Shqipëri do të jetë e fortë shumë shpejt, sepse ndjenja e reagimit të popullit kundër arrogancës së Qeverisë është e jashtëzakonshme, por popullit i ka munguar lidershipi opozitar. Mezi po e pres 24 korrikun 2022, për tu bashkuar me popullin e 2 Marsit. Unë nuk jam vetëm. Opozita në Shqipëri do të jetë shumë shpejt më e fortë sesa mendon kushdo, sepse ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që tenton ti largojë nga vendi ata është e jashtëzakonshme. Situata do ndryshojë dhe do kemi ndryshimin më të madh. Unë mezi po e pres 24 korrikun, sepse Shqipëria ka humbur shumë në këto 8 vjet.”, tha Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




