Presidenti Meta takon homologen kosovare, Vjosa Osmani: Të përshpejtohet dialogu Kosovë-Serbi

Politikë | 5 vite më parë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, me të cilën ndanë urimet më të përzemërta për festën kombëtare të 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit.

Të dy Presidentët zhvilluan një bisedë të hapur për mundësitë e thellimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes dy vendeve tona, në të gjitha fushat, si dhe për konsolidimin e bashkëpunimit rajonal në kuadër edhe të nismave rajonale gjithëpërfshirëse, në mënyrë të veçantë të Procesit të Berlinit.

Sipas njoftimit të presidencës, në takim u vlerësua me shumë rëndësi forcimi i bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë, si dhe për angazhimin e përbashkët në projekte infrastrukturore, me impakt të rëndësishëm në zhvillimet ekonomike e sociale për të dy vendet tona.

Presidenti Meta dhe Presidentja Osmani ndanë të njëjtin mendim mbi nevojën jetike, që marrëveshjet ndërqeveritare që janë finalizuar e do të nënshkruhen, të konkretizohen në praktikë, për t’i shërbyer në mënyrë thelbësore forcimit të bashkëpunimit në çdo aspekt, si dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve tanë.

Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e përshpejtimit të dialogut Kosovë-Serbi, me qëllim finalizimin sa më parë të një marrëveshjeje përfundimtare për njohjen reciproke të dy vendeve.

Ilir Meta takon Vjosa Osmanin: Të përshpejtohet dialoguIlir Meta takon Vjosa Osmanin: Të përshpejtohet dialoguIlir Meta takon Vjosa Osmanin: Të përshpejtohet dialogu

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme