Presidenti Meta takon Kryeministrin e Bullgarisë, Kiril Petkov: Të çojmë përpara projektet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me Korridorin VIII

Në kuadër të vizitës shtetërore në Bullgari, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta u prit në një takim të ngrohtë nga Kryeministri bullgar, Kiril Petkov.
Në bisedën e hapur Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi se miqësia e shkëlqyer tradicionale, vizioni dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, janë garanci për marrëdhënie edhe më dinamike midis dy vendeve tona, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, kulturës, arsimit, zhvillimit infrastrukturor, si dhe rritjes së sigurisë energjetike, në dritën e situatës së re dhe kërcënimeve në rritje.
Presidenti Meta theksoi se mbetet vendimtar, përkushtimi i përbashkët për të çuar përpara projektet shumë të rëndësishme që kanë të bëjnë me Korridorin VIII.
Kreu i Shtetit i shprehu Kryeministrit Petkov mirënjohjen për mbështetjen e pakushtëzuar, që Bullgaria i ka dhënë Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në BE dhe nxitjen e këtij procesi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




