Presidenti/ PD akuza PS për prishje marrëveshje, Salianji: Teatër me fund të ditur! Opozita mori kosto të panevojshme

Politikë | 4 vite më parë

“Teatër me fund të ditur”, kështu e ka konsideruar deputeti i PD-së, Ervin Salianji debatin sot mes opozitës dhe maxhorancës, pas akuzave të Enkelejd Alibeajt se PS prishi marrëveshjen e arritur për presidentin e ri. Me një postim në Facebook, Salianji shkruan se i gjithë procesi ishte një farsë që, sipas tij, vetëm përçau më shumë opozitën dhe i dha PS-së alibi sikur kishte një proces të rregullt.  

“Siç dukej dhe dihej! Partia Socialiste shfrytëzoi nevojën për protagonizëm personal dhe “naivitetin” dhe siç e kishim paralajmëruar kjo farsë vetëm frangmentarizoi më shumë opozitën dhe i dha autokratit alibi sikur kishte proces dhe se opozita nuk merret vesh mes vetes për një kandidat të përbashkët! Ishte teatër me fund të ditur! Fatkeqësisht opozita mori kosto të panevojshme!”, shkruan ai.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, anulo mbledhjen e grupit për emrat e kandidatëve që do të propozoheshin për presidentin e ri, duke akuzuar Partinë Socialiste se ka prishur marrëveshjen e rënë dakord mes tyre. Sipas Alibeajt, ata kishin rënë dakord se do të çonin në mënyrë konsensuale 1 emër në Kuvend dhe se PS e shkeli këtë marrëveshje.

Nga ana tjetër, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u përgjigj se nuk ka patur një marrëveshje të tillë dhe se PS nuk do të mbështesë me firmat e saj kandidatët e opozitës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme