Presidenti Putin dhe Zelensky marrin ftesë për samitin e G20

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidenti rus Vladimir Putin mund të takohen në samitin e liderëve që do të mbahet në muajin nëntor. Ka qenë Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo që u ka bërë ftesë Zelenskyt dhe Putin për të qenë të pranishëm në samitin që do mbahet në Bali.
Indonezia aktualisht kryeson grupin e 20 (G20) të ekonomive kryesore.
Ndonëse Presidenti i Indonezisë ishte përballur me presion nga vendet perëndimore për të përjashtuar Rusinë, ai sërish u ka dërguar ftesë dy presidentëve pasi sipas tij, G20 duhet të bashkohet.
Joko ka folur së fundmi me Zelensky dhe hodhi poshtë një kërkesë për armë për Ukrainën, raporton Skynews.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




