Presidenti Putin: Po rritet rreziku për luftë bërthamore, ne nuk jemi çmendur

Presidenti rus Vladimir Putin, ka paralajmëruar rritjen e rrezikut të një lufte bërthamore. Teksa theksoi se Rusia nuk do të përdorë armët e saj bërthamore e para, Putin u shpreh se vendi i tij do kundërpërgjigjej ndaj sulmeve. Duke folur në takimin vjetor të këshillit rus të të drejtave të njeriut, ai tha gjithashtu se lufta në Ukrainë mund të jetë një “proces i gjatë”.
“Një kërcënim i tillë po rritet, do të ishte gabim ta fshehim atë. Ne nuk jemi çmendur, ne jemi të vetëdijshëm se çfarë janë armët bërthamore. Ne nuk do të vrapojmë nëpër botë duke e tundur këtë armë si brisk”, tha Putin teksa krahasoi strategjinë bërthamorë të Rusisë me atë të SHBA.
“Ne nuk kemi armë bërthamore, përfshirë ato taktike, në territorin e vendeve të tjera, por amerikanët kanë – në Turqi dhe në një numër vendesh të tjera evropiane,” tha ai. Putin ka insistuar më parë se doktrina bërthamore e Rusisë lejonte vetëm përdorimin mbrojtës të armëve bërthamore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



