Presidenti rus: SHBA dhe NATO duhet të mbartin koston e rindërtimit të Afganistanit

Presidenti rus Vladimir Putin u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s të mbartin koston e rindërtimit të Afganistanit, sipas AFP dhe mediave ruse. Putin, i cili është në izolim si masë kundër COVID-19, mori pjesë në dy samitet e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) dhe Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), të mbajtur në kryeqytetin e Taxhikistanit Dushanbe, përmes një video-lidhjeje. Duke shprehur mbështetjen për kontaktet midis SCO-së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe Afganistanit, Putin theksoi se organizata duhet të dyfishojë përpjekjet për të parandaluar kërcënimet e terrorizmit, trafikut të drogës dhe ekstremizmit fetar me origjinë nga Afganistani. Ai gjithashtu shtoi se SHBA-ja dhe NATO, për të cilat tha se ishin kryesisht përgjegjëse për situatën në Afganistan, duhet të mbartin koston e rindërtimit të vendit të shkatërruar nga lufta. “Ne mbështesim vendimin për fillimin e procesit të anëtarësimit të Iranit në SCO Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait , i cili është paraqitur për miratim në Këshillin e Krerëve të Shteteve të SCO-së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait ” , shtoi Putin. Duke shprehur shqetësim serioz mbi situatën në Luginën Panjshir dhe përgjithësisht zhvillimet e fundit në Afganistan, ai bëri thirrje për bashkëpunim më të ngushtë midis forcave të armatosura të vendeve anëtare të SCO-së Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait .
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




