Presidenti Trump vë në pikëpyetje rezultatet

Botë | 6 vite më parë

Ndonse ende nuk kemi një fitues në zgjedhjet presidenciale në SHBA, por me zotin Biden që kryeson me një rezultat të ngushtë, vijojnë komentet nga dy kandidatët. Presidenti ende në detyrë, Donald Trump, ka shkruar një status në Twitter.

“Natën e kaluar unë po fitoja, shpesh në mënyrë solide, në shumë shtete kryesore, në pothuajse të gjitha rastet që Demokratët drejtonin më parë. Pastaj, një nga një, ata filluan të zhdukeshin si me magji ndërsa po dalin rezultate të befasishme të votave. SHUM E ÇUDITSHME, dhe “sondazhet” e kuptuan plotësisht në mënyrë të gabuar!”, shkruan zoti Trump.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme