Presidenti Volodymyr Zelensky vizitë në rajonin e Kharkiv, takon ushtarët ukrainas

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë në rajonin e Kharkiv ku edhe takoi ushtarët të vijës së parë gjatë luftës. Ai shprehu mirënjohje për sakrificën e ushtarëve gjatë këtyre muajve të përballjes me armikun rus.

“Dua të falënderoj secilin prej jush për shërbimin tuaj. Ju rrezikoni jetën tuaj për të gjithë ne dhe shtetin tonë. Faleminderit që mbroni pavarësinë e Ukrainës. Kujdesuni për veten,” tha ai drejtuar ushtarëve.

Zelensky mori një përditësim operativ mbi situatën atje dhe vizitoi ndërtesat e shkatërruara administrative dhe rezidenciale në qytet, raporton CNN. 

Zelensky diskutoi planet për rindërtimin e qytetit, duke ndërtuar banesa moderne të pajisura me strehimore për bomba.                                                     

“Duhet të gjejmë fonde, linja krediti. Shteti duhet ta sigurojë këtë për sa i përket garancive, dhe drejtuesit e qyteteve dhe rajoneve duhet të gjejnë projekte dhe para të mëdha,” tha Zelensky.

Kjo është vizita e parë e Zelenskyt jashtë rajonit të Kievit që nga fillimi i luftës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme