Presidenti Zelenski, firmos aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në BE

Botë | 5 vite më parë

Presidenti i Ukrainës, Vlodomir Zelensky ka firmosur aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës  në Bashkimin Evropian.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, Zelinsky njoftoi nënshkrimin e këtij aplikimi, teksa më herët ai i bëri thirrje Unionit për të përshpejtuar proceduarat, nisur nga situate emergjente që është krijuar nga luftimet e përgjakshme me Rusinë.

“Sot nënshkrova nënshkrova aplikimin për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian.”- shkruan ai.

Ndërkohë, në një postim në Twitter ai e cilëson këtë si një moment vendimtar.

“Është një moment vendimtar për të mbyllur një herë e përgjithmonë diskutimin e gjatë dhe për të vendosur për anëtarësimin e Ukrainës në BE. Diskutuam me presidentin e BE për ndihmën e mëtejshme efektive dhe luftën heroike të ukrainasve për të ardhmen e tyre të lirë”, thuhet në një postim në Twitter-in e tij.

DOKUMENTI/ Mes luftimeve të përgjakshme, Zelinski firmos aplikimin


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme