Presidenti Zelensky i shqetësuar për ekonominë e vendit: Rusia po kontrollon Detin e Zi, nuk lejon hyrje-daljen e anijeve

Botë | 5 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ngritur shqetësimin për ekonominë e vendit. Zelensky ka deklaruar se Ukraina mund të humbasë dhjetëra milionë ton drithëra për shkak të bllokadës së Rusisë në portet e saj në Detin e Zi.

Presidenti Zelensky tha se Rusia po tenton të bllokojë plotësisht ekonominë e Ukrainës.

“Rusia nuk i lejon anijet të hyjnë apo të dalin, ajo po kontrollon Detin e Zi. Rusia dëshiron të bllokojë plotësisht ekonominë e vendit tone”, deklaron Zelensky.

Kombet e Bashkuara thonë se dy vendet, Ukraina dhe Rusia luajnë një rol kyç në prodhimin botëror të ushqimit, duke përfaqësuar 53% të tregtisë globale në vaj luledielli dhe fara, dhe 27% në grurë, sipas Kombeve të Bashkuara.

Sipas Skynews, shqetësimet po rriten se lufta mund të shkaktojë një krizë ushqimore që do të prekë Evropën, Azinë dhe Afrikën.

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme