Presidenti Zelensky: Po humbasim deri në 100 ushtarë në ditë, kemi nevojë për municione

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë me dije se Ukraina po humbet 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë, ndërsa po mbeten të plagosur rreth 500 persona. Zelensky shprehu bindjen për zhbllokimin e qyteteve ukrainase dhe për të arritur këtë qëllim, kanë nevojë për municione.
“Situata në lindje [të Ukrainës] është shumë e vështirë. Ne po humbasim 60 deri në 100 ushtarë çdo ditë dhe rreth 500 të plagosur në luftime. Ne kemi luftën në territorin tonë. Ata erdhën në vendin tonë. Ne duam të zhbllokojmë qytetet tona. Për këtë qëllim, ne kemi nevojë për municion që mund të arrijë deri në 100 kilometra”, tha Zelensky teksa shtoi se aktualisht janë 22.5 milionë tonë drithë të bllokuar nga Rusia.
“Aktualisht, 22.5 milionë tonë drithë janë bllokuar nga Rusia. Për ta zhbllokuar këtë territor me dalje në det, me dalje në ujë, me dalje popullit tonë, duhet të luftojmë dhe duhet të kemi armë me rreze efektive deri në 120-140 kilometra. “, u shpreh Zelensky, raporton CNN.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




