Presidentit Biden i gjendet grupi i dytë i dosjeve të klasifikuara, infensifikohen hetimet ndaj tij

Botë | 4 vite më parë

I gjenden të tjera dosje të klasifikuara presidentit amerikan Joe Biden. Teksa grupi i parë i dosjeve u gjendën në zyrën private të tij në Uashington DC që Biden e përdori pas nënpresidentit të tij, vendi i grupit të dytë të dosjeve ende nuk është bërë me dije.

Grupi origjinal prej rreth 10 dokumentesh u zbulua në nëntor në Qendrën Penn Biden, një institut pranë Shtëpisë së Bardhë, por doli në dritë vetëm këtë javë. Këto dokumente thuhet se përfshijnë memorandume të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende për grupin e sapo zbuluar.  Sakaq, Komiteti po nis hetimet ndaj presidentit dhe familjes së tij, duke përfshirë një kërkesë që Shtëpia e Bardhë të dorëzojë dokumentet dhe komunikimet në lidhje me dosjet e klasifikuara.

Ligji kërkon që të gjitha të dhënat e Shtëpisë së Bardhë, përfshirë ato të klasifikuara, t’i dorëzohen Arkivit Kombëtar të SHBA-së pas kohës së administratës në detyrë.

Biden tha të martën se ishte “i befasuar” nga zbulimi i të dhënave dhe po “bashkëpunonte” me shqyrtimin e departamentit të drejtësisë. Polemika vjen pasi presidenti demokrat përballet me shqyrtimin e një mazhorance të re republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme