Presidentja e KE letër liderëve të 27 vendeve të BE: Të vendosim tavan të përkohshëm për çmimin e gazit natyror

Botë | 4 vite më parë

Bashkimi Evropian duhet të konsiderojë vendosjen e një tavani të përkohshëm për çmimin e gazit natyror, si dhe një tavan specifik për koston e gazit natyror të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një letër që u dërgoi liderëve të vendeve të BE.

“Ne duhet të konsiderojmë një kufi çmimi në lidhje në një mënyrë që të vazhdojë të sigurojë furnizimin me gaz natyror për Europën dhe të gjitha Shtetet Anëtare dhe që do të tregojë se BE-ja nuk është e përgatitur të paguajë asnjë çmim për gazin natyror. Së pari, ne duhet të ndërmarrim hapa që mund të ulin çmimin që paguajmë për importet tona të gazit duke ruajtur sigurinë e furnizimit. Prandaj rekomandoj intensifikimin e negociatave me furnizuesit tanë të besueshëm për uljen e çmimeve të gazit të importuar të të gjitha llojeve“, tha von der Leyen, duke iu referuar çmimit të gazit natyror.

Sipas presidentes së KE, çmimet e larta të gazit sjellin edhe çmime të larta të energjisë dhe për këtë arsye duhet kufizuar ky efekt.

“Çmimet e larta të gazit sjellin çmime të larta të energjisë elektrike. Ne duhet të kufizojmë këtë efekt inflacioniste të gazit natyror në energjinë elektrike, kudo në Evropë. Kjo është arsyeja pse, duke shoqëruar aksionin tonë për gazin natyror të importuar, jemi të gatshëm të diskutojmë vendosjen e një tavani të përkohshëm të çmimit të gazit natyror që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike”, nënvizon ai”, shtoi ajo./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme