Primaret e Berishës në Tiranë/ Vokshi: Procesi ishte transparent, balotazhi më 11 dhjetor

Politikë | 4 vite më parë

Kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike Albana Vokshi ka bërë me dije rezultatin paraprak të primareve në Tiranë. Vokshi deklaroi se procesi i votimit dhe numërimit ka qenë transparent. Ajo theksoi se në total numri i votuesve për primaret në Tiranë ishte 8470 nga të cilat 8441 ishin vota të vlefshme dhe 29 vota të pavlefshme.

Vokshi sqaroi se Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti kanë arritur të kenë numrin më të lartë të votave nga kandidatët por asnjë prej tyre nuk ka mundur të marrë 50+1 dhe për këtë arsye kalojnë në balotazhin që do të zhvillohet më 11 dhjetor.

“Gara për primare për degët që janë në Bashkinë Tiranë. Numërimi është bërë i përqendruar. Ka filluar pak vonë sepse është pritur që të gjitha kutitë në gjithë qendrat e votimit të Tiranës të 16 degëve të merreshin me procesverbal. Numërimi është bërë në 6 tavolina, ka patur 6 qendra votimi.

Në secilën tavolinë ka patur mundësi që secili nga 7 kandidatët të caktonte 1 vëzhgues. Nëse kishte ankesa, adresoheshin te komisioni qendror i numërimit i cili kryesohet nga Ivi Kaso dhe anëtar Çlirim Gjata dhe Arben Ristani. Ka qenë proces transparent i numërimit. Komisioni Qendror i Numërimit bën me dije se nr total i votuesve për primatët në Tiranë është 8470. Vota të vlefshme 8441 dhe të pavlefshme 29. Numri i votave sipas kandidatëve ashtu sikurse ishin në listën e votimit:

Adriana Kalaja 128 vota

Belind Këlliçi 4040  vota

Enkelejda Fejzo 66 vota

Fatmir Merkoçi  35 vota

Gerti Bogdani 1819 vota

Ilir Alimehmeti 2196 vota

Julian Deda 157 vota

Nga përllogaritja rezulton se asnjë nga kandidatët nuk ka marrë 50+1 % të votave dhe kjo e çon garën në një balotazh mes Bleind Këlliçit dhe Ilir Alimehmetit. Balotazhi me vendim të kryesisë është caktuar më datë 11 dhjetor”, tha Vokshi.

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme