Primaret e Rithemelimit/ Zhvillohen këtë të diel balotazhet në bashkitë Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd

Politikë | 4 vite më parë

Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike do të zhvillojë këtë të diel (11 dhjetor) raundin e dytë (bvalotazhet) e Primareve për kandidatët për Kryetarë Bashkie në 5 degë, përkatësisht në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd, ndërsa gara në Fushë-Arrëz është shtyrë për një datë tjetër.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike, njofton se procesi i votimit do të hapet ne orën 8.00 e do të mbyllet në orën 18.00.

Në degën Mat kandidojnë Bukurosh Ballabani dhe Skënder Gjuci, në Dibër janë Besnik Alku dhe Ismail Uka, në Fier kandidojnë Artur Mahmutaj dhe Evdar Kodheli, në Mirditë janë Aleksandër Lala dhe Albert Mëlyshi, ndërsa në Librazh janë Aranit Leka dhe Shefki Cota.

Komisioni i Rithemelimit zhvilloi raundin e parë të Primareve më 4 dhjetor, nga ku 9 bashki kaluan në balotazh. Megjithatë, raundi i dytë do të zhvillohet vetëm në 6 bashki, për shkak se në 3 bashki, Tiranë, Krujë dhe Sarandë, kandidati  me numër më të ulët votash dha dorëheqjen.

Për bashkitë e mëdha kandidojnë Belind Këlliçi në Tiranë, Igli Cara në Durrës, Bardh Spahia në Shkodër, Luçiano Boçi në Elbasan.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme