Prishtina ndalon përdorimin e skuterave dhe biçikletave elektrike në hapësira publike

Rajon | 4 vite më parë

Nga e hëna (15 gusht) Prishtina do të ndalojë përdorimin e skuterëve dhe biçikletave elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të kryeqytetit në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.

Lajmi bëhet i ditur nga një vendim i postuar në Facebook nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama,

“Kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve, biçikletave dhe gjithë mjeteve motorike elektrike nëpër sheshet dhe hapësirat publike të Kryeqytetit, në të cilat ka frekuencë të lartë të këmbësorëve.

Kjo urdhëresë do të hyjë në fuqi prej të hënës, më 15 gusht 2022, deri në votimin dhe publikimin e rregullores në të cilën jemi duke punuar për të siguruar mbarëvajtjen e qarkullimit të këtyre mjeteve sa i përket sigurisë së qytetarëve të Prishtinës, e veçanërisht sigurisë së fëmijëve”, shkruan Rama.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme