Prita në kolektorin e Sovjanit/ Masa për shmangien e përmbytjeve në fushën e Maliqit
Gjatë muajve të verës në zonën trofike të fushës së Maliqit janë djegur mbi 200 HA tokë ndaj dhe marrja e masave ishte më se e nevojshme për të shmangur problematika të tilla në vijim. Për drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Ujitje-kullimit Gentian Aliçkolli, ndërtimi i këtyre portave do të shërbejë gjithashtu edhe për sigurimin e ujit për vaditje.
Zgjidhjet e dhëna më herët thotë Aliçkolli, nuk kishin rezultuar efektive.
“Specialistët tanë por edhe në bashkëpunim me specialistët e ministrisë se bujqësisë u ulën për të hartuar një projekt i cili në fokusin e tij ka vendosjen e afërsisht e 20 portave me mekanizëm, të cilat do të shërbejnë për vaditjen e tokave bujqësore por edhe në momentet e zjarreve në mënyrë të kontrolluar për fushat e Maliqit”, tha drejtori i Drejtorisë Rajonale të Ujitje-Kullimit Gentian Aliçkolli.
Punimet për ndërtimin e këtyre portave janë parashikuar të zgjasin rreth 5 muaj ndërsa vlera e investimit është rreth 20 milionë lekë të rinj.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




