Pritet nga momenti në moment, të mbahet rundi i dytë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Rundi i dytë i bisedimeve ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë ukrainase dhe ruse duket se do të ndodhë. Dy palët u takuan të hënën, por takimi përfundoi pa rezultate. Një delegacion rus raportohet se është nisur për bisedime, sipas agjencisë bjelloruse të lajmeve Belta. Kjo agjenci nuk tregoi se kur apo ku do të mbahen bisedimet.
Më herët, agjencia shtetërore e lajmeve ruse Tass raportoi se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Rusia kishte gati një delegacion për të vazhduar bisedimet.
Ndërkaq, këshilltar i Presidencës ukrainase, Olexiy Arestovych, tha më herët për Suspilne TV se bisedimet do të mbahen. Por, ai shtoi se “mendoj se gjërat do të mbesin njësoj. Asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të mbajmë qëndrimin tonë”. Në rundin e parë të bisedimeve, që u zhvilluan në Bjellorusi, Ukraina kërkoi armëpushim dhe tërheqjen e ushtrisë ruse.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




