Pritzker 2023/ Britaniku David Chipperfield fiton çmimin “Nobeli i arkitekturës”

Botë | 4 vite më parë

Arkitekti britanik, David Chipperfield ka fituar çmimin “Nobeli i arkitekturës” për vitin 2023.

Edhe pse më i njohur për institucionet kulturore, si Biblioteka Publike Des Moines në Iowa, galeria Turner Contemporary në Mbretërinë e Bashkuar dhe muzeu i tij i ri-konstruktuar Neues në Berlin, firma e talentit 69-vjeçar ka përfunduar mbi 100 ndërtesa në mbarë botën. 

“Unë nuk jam aq i interesuar për arkitekturën si një ushtrim autobiografik. Kur mbarojmë një ndërtesë, shkojmë në shtëpi, e lëmë atë me idenë që i përket dikujt tjetër dhe nuk jemi aty për ta justifikuar dhe për ta shitur më, vepra duhet të shesë veten”, u shpreh Chipperfield pas njohjes me çmimin, transmeton CNN.

Fituesit e këtij çmimi të viteve të kaluar përfshijnë Zaha Hadid (2004), Eduardo Souto de Moura (2011), Shigeru Ban (2014), Balkrishna Doshi (2018) dhe Diébédo Francis Kéré(2022). 

Në fitimin e çmimit Pritzker, Chipperfield bashkohet me një listë të të mëdhenjve modernë të arkitekturës që përfshin dy nga ish-shefat e tij: Norman Foster dhe të ndjerin Richard Rogers, fitues përkatësisht në 1999 dhe 2007.

Pasi krijoi firmën e tij në 1984, Chipperfield përfundoi një sërë komisionesh në Japoni, ku qasja e tij modeste përputhej me estetikën minimaliste të vendit. Ai ka vazhduar të ndërtojë më shumë jashtë Britanisë së Madhe sesa brenda saj, duke punuar gjerësisht në Evropën kontinentale, Amerikën e Veriut dhe Azi, ndërsa ka hapur zyra në Berlin, Milano dhe Shangai.

Megjithatë, një nga sukseset e tij të hershme u përfundua në vendin e tij, ajo e Muzeut të lumit dhe kanotazhit, në qytetin britanik të Henley. Firma e tij që atëherë është bërë diçka si një specialist muze, me portofolin e saj të institucioneve që variojnë nga Muzeu i Historisë Natyrore në Zheijiang në Kinë deri te Muzeu Anchorage në Alaskë.

Shumë nga projektet më të njohura të Chipperfield-it janë në mënyrë të pazakontë për një arkitekt të madh vepra restaurimi dhe rinovimi, në vend të strukturave të ndërtuara nga e para. Ai ka qenë pjesë e disa nga vendet më delikate arkitekturore në botë, qoftë duke rinovuar Galeria Kombëtare e Ludwig Mies van der Rohe në Berlin ose duke projektuar ambasadën e re të Kinës në Londër në vendin e ish-Mentit Mbretëror të Britanisë. (Kjo e fundit u ndal në mënyrë efektive në dhjetor, pasi zyrtarët lokalë bllokuan planet për arsye sigurie).

Transformimi i muzeut Neues të Berlinit të mesit të shekullit të 19-të, i cili u dëmtua rëndë gjatë bombardimeve në Luftën e Dytë Botërore, konsiderohet ndërkohë ndër triumfet më të mëdha të firmës së tij. 

Edhe para shpalljes së Çmimit Pritzker, Chipperfield ishte ndër arkitektët më të dekoruar të gjallë në botë. Ai u shpall kalorës në vitin 2010 dhe fitoi çmimin Mies van der Rohe” dhe Medaljen e Artë Mbretërore RIBA vitin e ardhshëm përpara se të bëhej arkitekti i parë britanik që kuronte Bienalen e Arkitekturës së Venecias.

Disa nga veprat e Arkitektit britanik, David Chipperfield 

/rtsh.al/

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme