Privatizimi i pronave të ushtrisë, Olta Xhaçka thërritet në SPAK

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka është paraqitur këtë të hënë (13 mars) në SPAK, për të dëshmuar si person në dijeni për çështjen e privatizimit të pronave të ushtrisë. Në një prononcim të shkurtër për media, vetë Ministrja deklaroi se është thirrur nga SPAK pas akuzave të opozitës për privatizimin e pronave të ushtrisë.
“Jam thirrur për akuzat që ka bërë opozita në adresë të Ministrit të Mbrojtës, kur kam qenë në atë detyrë. Unë jam në dispozicion . Për këtë kemi punuar që drejtësia të na mbajë në dispozion”, tha Xhaçka.
Më 9 mars, SPAK thirri deputetin socialist Bardhyl Kollçakun për të njëjtën ccështje, atë të pronave të ushtrisë. Në mars të 2021-shit, Artur Meçollari, ish-zëvendës shefi i forcave detare kallëzoi në SPAK të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish-Ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin aktual të Republikës, Bajram Begaj përpos Kollçakut, për abuzimet, sipas tij, me pronat e ushtrisë.
Meçollari ka artikuluar publikisht akuza edhe për ish shefin e Shtabit, sot Presidenti Bajram Begaj, por nuk dihet nëse SPAK do ta thërrasë kreun e shtetit si person në dijeni për të dhënë shpjegime.
Denoncimi nga Meçollari u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë, të cilat, sipas tij, i janë dhënë privatit jashtë kritereve ligjore.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




