Procesi i Berlinit/ Vendet e Ballkanit perëndimor arrijnë marrëveshjen, lëvizje e lirë dhe njohje e diplomave

Politikë | 4 vite më parë

Ministrat e Ballkanit Perëndimor kanë rënë dakord për udhëtimin e lirë pa viza, por vetëm me kartë ID midis gjashtë vendeve dhe për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, duke hedhur një hap drejt anëtarësimit në BE.

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se këto marrëveshje hapin rrugën për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur të lidhin tre marrëveshje kyçe. Në këto kohë, kur është e lehtë të humbësh shpresën, konferenca e sotme ishte një shenjë shprese dhe bashkimi. Çfarë do të thotë konkretisht për Ballkanin Perëndimor : Njerëzit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor mund të udhëtojnë midis vendeve të tyre pa viza – Universitetet e të gjashtë vendeve njohin diplomat e njëri-tjetrit, punëdhënësit njohin kualifikimet e njëri-tjetrit”, shkruhet në faqen zyrtare në Twitter të Ministrisë së Jashtme gjermane.  

Marrëveshjet do të nënshkruhen zyrtarisht në një Samit të Ballkanit Perëndimor në Berlin në nëntor.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme