Procesi i Fiskalizimit vazhdon me intensitet

Ekonomi | 5 vite më parë

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, publikoi së fundi të dhënat e ecurisë së procesit të fiskalizimit.

Sipas saj 71.117 tatimpagues ose 58.5% e totalit tё tatimpaguesve aktivë janё fiskalizuar plotёsisht dhe janё lёshuar mbi 188.6.milionë fatura të fiskalizuara që prej datës 1 Janar 2021 deri mё 31 Janar 2022.

94.770 tatimpagues ose 78% e totalit tё tatimpaguesve aktivë janë pajisur me certificatë fiskalizimi.
22.836 tatimpagues ose 89% e tatimpaguesve në Biznes i Madh aktivё janë pajisur me çertificatë fiskalizimi. 

Nga këta tatimpagues të pajisur me çertifikatë, 20.278 ose 79.1% e totalit tё tyre ka lëshuar fatura të fiskalizuara.
69.826 tatimpagues ose 77 % e tatimpaguesve të Biznesit të Vogël aktivë janë pajisur me çertificatë fiskalizimi. 
50.306 ose 55.4 % e tatimpaguesve të Biznesit të Vogël kanë lëshuar fatura të fiskalizura.

Pёrsa i pёrket ecurisё sё Fiskalizimit vetёm nё muajin Janar 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi këto rezultate:

Rritje me 7.283 ose 10%  të tatimpagues aktivë të fiskalizuar që kanë kryer procesin e faturimit.

Rritje me 919 tatimpagues aktivё qё janё pajisur me certifikate fiskalizimi.

Rritje me 356  të tatimpaguesve të Biznes i Vogёl që kanë kryer procesin e pajisjes me certificatë ose kanë aplikuar dhe rritje  me 6.211 të tatimpaguesve që kanë lëshuar fatura.

Rritje me 576 tatimpagues Biznes i Madh që kanë kryer procesin e pajisjes me certificatë ose kanë aplikuar dhe rritje me 1.035 të tatimpaguesve që kanë lëshuar fatura .

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme