Procesi i votimit në bashkinë e Vorës, mungesa e njohurive të moshuarve, problematikë

Në Vorë procesi i votimit ka nisur në orën 7:00 dhe deri tani pjesëmarrja ka qenë e vakët. Në këtë Bashki, procesi i identifikimit, votimit dhe numërimit kryhen elektronikisht, për të dytën herë, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit të vitit 2022.
Problematika të mëdha nuk janë konstatuar deri me tani përveç se me funksionimin e aparaturës së identifikimit që në qendrën e votimit të vendosur pranë qendrës shëndetësore mbeti e bllokuar për 40 min.
Një fenomen që po haset shpesh është mungesa e njohurive të moshuarve përdorimin e aparturës elektronike.
Edhe pse sipas rregullores votuese duhet të udhëzohet duke ruajtur distancën dhe pa verifikuar votën, në shumë raste është konstatuar e kundërta.
Operatori ka udhëzuar drejpërserdrejti në aparaturën elektronike procedurat e përzgjedhjes së kandidatit.
Kjo ka shkaktuar debate mes anëtarëve të komisionit të QV dhe operatorëve teknike të KQZ që asistojnë nga ana teknike procesin.
Kandidati Blerim Shera pritet të votoje në orën 10 në shkollën 9-vjeçare në Vorë ndërsa kandidati tjetër Indrit Hoxha i koalicionit “Bashkë Festojmë” nuk e ka konfirmuar ende orën e hedhjes së votës.
Vora numëroj 30 822 votues. Ka 44 qendra votimi dhe procesi do të administrohet nga KZAZ 26.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




