Prodhimi i qepës, shitet 80% e prodhimit në Maliq, pjesa tjetër e magazinuar

Sociale | 3 vite më parë

Prodhimi i qepës për këtë vit në Maliq ka qenë i mbarë ndërsa pozitivisht ka ecur dhe shitja e prodhimit. Fermerët kanë magazinuar vetëm 20% të prodhimit ndërsa pjesa tjetër është shitur fill pas vjeljes.

Vitin e kaluar çmimi i tregtimit të qepës u rrit ndjeshëm çka solli fitime të kënaqshme për fermerët ndaj dhe këtë vit, një pjesë e tyre po e ruajnë prodhimin për ta shitur më vonë.

“Prodhimi ka qenë i cilësisë së mirë dhe si rendiment gjithashtu ka qenë i kënaqshëm nuk ka pasur probleme me sëmundje të ndryshme sepse fermerët që merren me kultivimin e kësaj kulture kanë fituar eksperiencë dhe herë pas here e kanë mbajtur nën kontroll këtë kulturë. Nga viti në vit mundohen të shtojnë sipërfaqet, tregu ka shkuar mirë dhe me çmim të kënaqshëm”, thotë drejtori i bujqësisë dhe mbrojtjes se konsumatorit ne bashkinë Maliq, Arben Dulellari.

Në fushën e Maliqit fermerët këtë vit kanë mbjellë një sipërfaqe prej rreth 750HA me qepë. Zonat më potenciale për prodhimin e saj janë fshatrat e Njësive Pojan dhe Pirg.

Kultura e qepës këtë vit pati prodhim cilësor në Maliq dhe 80% e prodhimit tashmë është shitur. Aktualisht çmimi i tregtimit të saj varion me 50-60 lekë kg.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme