Programe të reja studimi në UNIKO për vitin akademik 2023-2024

Sociale | 4 vite më parë

Data 30 nëntor ka qenë afati i fundit për aplikimet për hapjen e programeve të reja dhe riorganizimeve për vitin akademik 2023-2024. Universiteti “Fan Stiljan Noli” në Korçë ka aplikuar pranë Ministrisë së Arsimit për hapjen e tre programeve të reja, një program studimi bachelor në “Gjuhë-letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash” dhe dy programe master në “Menaxhim i qëndrueshëm në agroturizëm” dhe në “Statistikë e aplikuar”.

Gjithashtu nga ky institucion i arsimit të lartë është aplikuar edhe për riorganizimin e dy programeve, një program master profesional në “Drejtim agrobiznesi” dhe një program master i shkencave në “Edukim në steam”.

Kjo është faza e parë e aplikimeve të cilat për të tretin vit bëhen përmes portalit qeveritar e-Albania. Pas shqyrtimit të aplikimit dhe miratimit nga ana e ministrisë bëhet plotësimi i dokumentacionit, duke vijuar më pas me vlerësimin e ekpertëve përkatës të fushës, duke i hapur rrugën çeljes së këtyre programeve vitin e ardhshëm akademik.

Të gjitha aplikimet e kryera nga universiteti i Korçës për hapjen e programeve të reja dhe riorganizimeve janë bazuar në një studim të tregut të punës, për të përmbushur nevojat që ka aktualisht tregu.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme