Programi i rritjes-19 reforma prekin biznesin, investitorët e huaj presin më shumë transparencë
Mes reformave të Agjendës Kombëtare të Reformave, rreth 19 kanë ndikim direkt ose indirekt në sektorin privat, duke prekur fusha si ligji, taksat, punësimi, të dhënat dhe digjitalizimi.
Sipas Shoqatës së Investitorëve të Huaj në Shqipëri, 98% e investitorëve të huaj shprehin interes për përfitimet e anëtarësimit në BE, por detyrimet e reja të reformave mbeten ende të paqarta dhe të vështira për t’u parashikuar.
Në këtë kontekst, tryeza e rrumbullakët e organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në bashkëpunim me Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri dhe FIAA-n shërbeu si një platformë për të adresuar këtë hendek informimi mes reformave dhe sektorit privat.
Diskutimet u përqendruan në mënyrën se si reformat aktuale prekin drejtpërdrejt bizneset, duke theksuar nevojën për më shumë qartësi në detyrimet e përputhshmërisë dhe për një dialog më të strukturuar me komunitetin e biznesit gjatë fazës së zbatimit.
Pjesëmarrësit vunë në dukje gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së sektorit privat jo vetëm si përfitues, por edhe si kontribues aktiv në përmirësimin dhe monitorimin e reformave, në mënyrë që procesi i përafrimit me BE-në të jetë më i zbatueshëm dhe më i qëndrueshëm në praktikë.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




