Programi Kombëtar i kontrollit të shikimit tek nxënësit e shkollave: 1 në 7 fëmijë probleme me sytë

Sociale | 4 vite më parë

Në shkollat 9-vjeçare ka nisur Programi Kombëtar i kontrollit të shikimit tek nxënësit.

Sipas të dhënave tre javë pas nisjes së këtij programi, 1 në 7 fëmijë ka rezultuar me probleme.

Mjekët thonë se shkak për shtimin e problemeve është bërë qëndrimi i tej zgjatur duke naviguar në internet mbi telefona dhe mjete të tjera të teknologjisë.

Nxënësit pranojnë se rrinë gjatë në telefon dhe kompjuter, kjo edhe për shkak të disa proceseve  mësimore që e diktojnë këtë qëndrim.

Luljeta Tërshana, mjeke shkolle thotë se kontrolli ka për qëllim të kapë në kohë problemet dhe të parandalojë thellimin e tyre, duke i drejtuar nxënësit për një vizitë më të specializuar tek okulisti.

Programi kombëtar i depistimit është shtrirë në të gjitha shkollat e Shqipërisë dhe kontrollet do të jenë periodike. Të dhënat do të hidhen në një regjistër elektronik për të krijuar një panoramë të plotë të problemeve dhe nevojave në shikim. Në jo pak raste ato kanë shkaktuar dembelizëm dhe boshllëqe të nxënësve në procesin mësimor.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme