Programi për blegtorinë, Ilir Meta: 60 euro për çdo bagëti të imët për fermerët që kanë mbi 30 krerë

Politikë | 2 vite më parë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta teksa bashkëbisedon me një blegtor, tha se partia që ai drejton do të mbështesë fermerët me 60 euro për çdo krerë më bagëti të imta për të gjitha ata që kanë mbi 30 krerë.

Sipas Ilir Metës vetëm në këtë mënyrë do të rritet interesi për prodhime vendase.

“Programi ynë  konkret për të mbështetur fermerët shqiptarë synon që për cdo kokë dele apo dhi, pra të imët nga 12 euro për mbi 100 krerë që është sot, t’i mbështesim fermerët me 60 euro për mbi 30 kokë të imta dhi ose dele.

Në këtë mënyrë, do të rritet interesi për të investuar gjithnjë edhe më shumë në prodhimin vendas, aq shumë të kërkuar, me inpakt të drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies së të gjithë fermerëve shqiptarë”, shprehet Meta.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme