Projektbuxheti 2022, qeveria premton rritje pagash deri në 150 për qind për policët

Projektbuxheti i miratuar nga qeveria këtë të enjte përcakton rritje page deri në 150 për qind për një kategori të policisë së shtetit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi shpjegoi se projektbuxheti rrit pagat për efektivët që punojnë larg vendbanimeve të tyre.
“Rritjen e pagave të policisë së shtetit, të atyre punonjësve që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit, në formën e dietave dhe bonus që çon deri në 150 për qind pagat e tyre që ushtrojnë detyrën jashtë vendbanimit”, tha ministri Çuçi.
Sipas Çuçit, projektbuxheti “rrit investimet në policinë e shtetit sidomos në infrastrukturën digjitale dhe teknologji për të rritur efikasitetin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit”, deklaroi Çuçi.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




