‘Projektbuxheti 2024’, Berisha: Buxheti për shëndetësinë nuk garanton asnjë shërbim jetik

“Rithemelimi” ka nisur diskutimet me departamentet e kësaj force politike, lidhur me projektbuxhetin për vitin 2024, ku qendër ka qenë shëndetësia. Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë kësaj analize, ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama si “sipërmarrësin kryesor të aferës së sterilizimit”.
Sipas një njoftimi për shtyp, Berisha është shprehur se ky është një buxhet që ndëshkon pacientët, dhe se “nuk garantohet asnjë shërbim jetik për qytetarët siç janë operacionet apo analizat e domosdoshme”.
“Ilir Beqaj nuk do të guxonte kurrë të firmoste një marrëveshje si ajo e sterilizimit. Nuk ka ministër, që mund të firmosë një aferë siç është ajo e sterilizimit. Sipërmarrësi numër 1 i kësaj afere është direkt Edi Rama.”, tha Berisha.
Sipas tij, e tillë, po në këto përmasa, është edhe check up.
“Këto procedura përveçse një vjedhje e madhe në qindra milionë të taksave të qytetarëve janë një gjobë e rëndë për qytetarët e sëmurë.
Sot shqiptarët detyrohen të bëjnë analiza ku të munden, me çmime 3- 4 herë më të larta se në Gjermani. Buxheti që u lihet spitaleve për analiza është kurrkund. Buxheti për shëndetësinë është buxhet ndëshkimi dhe gjobe. Me këtë buxhet nuk garantohen shërbimet jetike.”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




