Projektet për 2021 në parkun antik të Antigonesë .

Edhe pse një vit I vështirë për shkak të pandemisë së covid-19 në parqet arkeologjike nuk munguan vizitorët vendas e të huaj. Ndryshe nga vitet e mëparshme ku në zonat antike spikatnin vizitorët e huaj ky numër përkon më shumë me vendas ndërsa sipas të dhënave nga Drejtoria e Parkut Antigone pjesa dërrmuese kanë qënë shqiptarë të Kosovës. Krahasuar me vitin 2019 ka një përgjysmim të turistëve . Shkelqim Guçe drejtues I parkut bën me dije se viti që sapo ka hyrë shënon edhe disa projekte të rëndësishme për Antigonenë dhe parkun antik të Hadrianopolit .
- Ndryshe nga vitet e mëparshmë ku Antigoneja dhe më pak Hadrianopoli kishin bumin e vizitorëve pandemia ndikoi ndjeshëm në uljen e numrit të frekuentimit të këtyre pikave antike. Nëse do të vlerësonim statistikat mund të themi se shqiptarët e Kosovës kanë qënë ata të cilët mbajnë edhe numrin më të lartë të vizitorëve , rreth 800 shtetas. Gjatë pandemisë u referuam në mbylljen e disa problematikave që shqetësojnë këto parqe në jug të vendit . I tillë ishtë plotësimi I infrastrukturës orientuese në Antigonë , investimi I rrugës në Hadrianopol. Për vitin që sapo kemi hyrë shpresojmë që gjërat të jenë ndryshe në turizëm , janë dy projekte që kemi nisur pikërisht ai I ngritjes së muzeut të Antigonesë pasi gërmimet arkeologjike dhe misionet e përbashkëta Itali- Shqipëri kanë nxjerrë në pah dhjetra pjesë të antikitetit të arkivuara nga ne . Por ka ardhur koha që të vihen në dukshmëri të vizitorëve . Nga ana tjetër një ndërhyrje emergjente është pikërisht ajo e kollonave të dëmtuara të këtij parku , për të cilat presim specialistët arkeologë me qëllim rikthimin në gjëndjen e mëparshme. Turizmi malor në zonën e Antigonesë është mjaft I ndjeshëm ku vetë banorët në vitet e fundit kanë çelur banesat nëpër rrethinat e parkut , e në këtë pikë do të këtë më shumë bashkëpunime sa I përket aktiviteteve që kanë për qëllim pasqyrimin e traditës .
Në parkun arkeologjik të Antigonesë gjatë viti që lamë pas mbërritën në vizita një ditore reth 1800 turistë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




